TIRANE- Prania e qenve endacakë në rrugët e qytetit të Shkodrës është kthyer në një prej problemeve kryesore për banorët. Ata i gjen në çdo rrugë, në çdo lagje, duke rrezikuar seriozisht qytetarët e metropolit verior pasi qentë endacakë janë të pavaksinuar dhe mbartin sëmundje të ndryshme.
Qytetarët i bëjnë apel insititucionit të bashkisë që të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij problem, pasi ditët e fundit jo pak përsona kanë përfunduar në spital nga kafshimi i tyre.
Megjithëse Bashkia Shkodër ka nisur disa herë fushatën për largimin e qenve nga rruga, ende nuk ka bërë asgjë, pasi qentë mund t'i gjesh me dhjetëra ngado.
Disa ditë më përpara bashkia u tërhoq nga vendimi për ekzekutimin e qenve endacakë pasi në rrjetet sociale u firmos një peticion ku i bëhëj thirrje bashkisë që të mos ekzekutonte qentë endacakë, ndërsa situata vijon të mbetet e njëjtë.