A1 Report - Qentë e rrugës nuk do të vriten bashkia e re u gjen atyre "shtëpi"

2015-08-22 3

Makthi i kryeqytetasve nga qentë e rrugës do të marrë fund. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar se të gjithë qentë e rrugës do të strehohen në kapanonet e administruara nga ky institucion.

?Ne nuk do të përdorim mënyra shtazarake për të zgjidhur problemet e shtazve. Pra ne nuk do ti vrasim qentë e rrugës. Propozimi ynë është të kthejmë disa kapanone të vjetra të bashkisë ose të ushtrisë në qendra strehimi. Aty të kryejmë vaksinimin për të ndaluar infeksionet. Ajo që duam të bëjmë është të gjejmë një proçes ku të vaksionohen, të sterilizohen që mos të shumohen edhe të kenë pastaj një pjesë dinjitoze tjetër ose në qoftë se dikush do ti adoptojë?, tha Veliaj.

Kjo politikë e bashkisë është mbështetur edhe nga vetërinerët që e quajnë si një zgjidhje të mirëmenduar e megjithatë veterineri Erko Prifti thotë se kjo do të ketë kostot e saj.

?Është një nisëm e mrekullueshme, është një risi për Shqipërinë, është një rrezik goxha i madh për tu marrë përsipër sepse nuk është thjesht akomodimi dhe mbledhja e këtyre qeneve, nga mbrapa do të vijnë fondet për mirëmbajtjen, ushqimin, larjen, vaksinimin, sterilizimin gjë që do ta mundësonte të gjithë linjat e Tiranës, të solidarizoheshim me këtë nisëm të bashkisë dhe të bënim një punë shumë të mirë dhe një kontribut nëse do na lejohej në sterilizimin e tyre?, thotë ai.

Duke qenë se përbëjnë një rrezik për qytetarët, veterineri Profti sqaron se duhet me patjetër që të gjithë qentë e rrugës e kafshët shtëpiake në përgjithësi duhet të lëvizin me maskë.
?Duhet të pajisin me maska në momentin që del në ambient publik, në momentin që dalin nëpër parqe ku shoqërohet, ku ka fëmijë ku ka qenë shtëpiak që janë 5-10 kile. Idealja e këtij diskutimi që ne flasim bashkë do ishte të krijohej një park për qenët?, shprehet Prifti.

Free Traffic Exchange