Vlorë, vidhnin me armë e maska, arrestohet grupi kriminal

2015-08-21 1

Katër persona janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim në qytetin e Vlorës. Grupi kriminal ka vjedhur nën kërcënimin e armëve dhe me maska të paktën 9 subjekte të ndryshme private, mes tyre 8 pika karburanti dhe një kazino.

Operacioni i koduar "Sfida 2" ka çuar në pranga dy vëllezërit, Nardi dhe Joni Idrizi nga qyteti i Vlorës, si dhe Mario Metaj dhe Armando Nikaj po nga ky qytet, ndërkaq 3 persona të tjerë janë vënë në pranga por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.