Mëngjesin e sotëm në ?Wake Up? ishte i ftuar këngëtari Blero, i cili ka qenë ndër këngëtarët me besnikë të Top Fest. ?Ka vite që s?kam qenë në Piramidë dhe më kishte marrë shumë malli. Mu kujtuan shumë gjëra. Top Channel, ka qenë mediumi i parë që më ka përkrahur mua dhe s?do ta harroj kurrë?. Blero ndër të tjera theksoi se ka qenë pikërisht Top Fest aty ku nisi karriera e tij.
Blero kishte lajmëruar në fakt që ditën e sotme do të prezantonte këngën e tij të re ?Merri sytë e mi?, por në ?Wake Up? ai deklaroi se për arsye teknike do duhet ta shtyjë klipin edhe për një javë. Ai u shpreh se kënga audio mund të dëgjohet në spotify ndërsa bashkë me klipin do vijë pas një jave. ?Unë e jetoj baladën, më ushqen shpirtin. Është një baladë me tekst shumë të bukur dhe vjen me një mesazh ndërgjegjësues. Karantina na ka ndërgjegjësuar në shumë aspekte, por ndonjëherë dinamika e jetës na lë në harresë. Në këtë këngë tregohet se sa me rëndësi është familja. Kam dy muaj e gjysmë që e realizoj këtë klip dhe është realizuar në dy versione, madje kam aktruar edhe unë. Nuk e kam problem të futem në rol në këngët e mia?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel