Nisma e Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut ka pasur këte herë në fokus vajzat dhe gratë, në kuadrin e tetorit si muaj sensibilizimi për kancerin e gjirit. Krahas qytetarëve, pjesë e nismës është bërë edhe ekipi i futbollit të Partizanit.
?Lojtarët stafi i janë bashkuar kësaj nisme dhe është një nismë, e cila do të ndiqet vit pas viti, kur të jetë nevoja dhe ?Kryqi i Kuq? sa herë të ketë nevojën ne do jemi në dispozicion"-thotë menaxheri i Prtizanit Ildi Dajlani
"Jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët duhet t?i bashkohen kësaj nisme, nuk është ndonjë gjë e madhe te dhurosh gjak, për veç që shpëton një jetë njeriu dhe shpëton një fëmijë të vogël talasemik"-shprehet portieri i Partizanit, Alban Hoxha
Emiliano, kirurg italian, është një tjetër vullnetar që shprehet se profesioni dhe ana njerëzore e afrojnë drejt këtyre nismave për dhurimin e gjakut.
"Unë jam mjek, vij nga Italia, dhe atje të gjithë dhurojnë gjak. Në Shqipëri nevojat për gjak janë të mëdha, ndaj edhe unë po jap kontributim tim për fëmijët talasemik dhe gratë më sëmundje tumoriale. Sëmundjet nuk kanë kombësi as gjaku nuk ka. Jemi të gjithë vëllezër që duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin".