Opozita: DASH “nxiu” qeverine - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka shfrytëzuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të artikuluar akuza të ashpra kundër qeverisë, një qeveri që sipas opozitës është e kalbur nga korrupsioni. Anëtarja e kryesisë Jorida Tabaku ka deklaruar se raporti vjetor i DASH vë në dukje se korrupsioni endemik ka përfshirë çdo strukturë të qeverisë dhe e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe rajon. JORIDA TABAKUANETARE E KRYESISE, PD?Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm, si pasojë e korrupsionit. Tenderat dhe koncesionet dhe kontratat korruptive të PPP-ve janë kthyer në kryefjalën e shqetësimeve të çdo sipërmarrësi vendas apo të huaj. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi hartohen duke patur parasysh vetëm përfitimin personal të qeveritarëve.? Sipas Tabakut është përgjegjësi e qeverisë Rama që shqiptarët nuk përfitojnë dot nga investimet amerikane.?Raporti thekson raste konkrete të bizneseve amerikane, që janë larguar si rezultat i korrupsionit qeveritar, me të cilin janë përballur. Qeveria ka qenë armiqësore ndaj investimeve të tilla, ka favorizuar korrupsionin përballë investimeve të partnerëve strategjikë të vendit.? Në emër të opozitës Tabaku ka theksuar se ka ardhur koha që vendi të çlirohet nga kjo qeveri.Sinkron?Shumica e heshtur e shqiptarëve, e atyre që nuk e harrojnë dhe as gënjehen nga premtimet boshe të Ramës në 25 prill 2021 do t?i japin goditjen me votë njeriut të oligarkëve dhe krimit të organizuar.?Tabaku ka ftuar qytetarët që të votojnë alternativën e PD me taksën e sheshtë 9%, e cila do të rrisë investimet e huaja dhe vendase.

Free Traffic Exchange