https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Presidenti "sulmon" qeverine - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave."Ky ka qene mesazhi i Presidentit Nishani ne fjalen e tij te mbajtur ne forumin europian Alpbach qe po zhvillohet ne Austri. Ai mori pjese si foles kryesor ne panelin ?Nga pajtimi ne integrim: Kontributi i rinise per nje te ardhme te perbashket?, ku ka leshuar edhe akuza ndaj maxhorances qeverisese ne Shqiperi si parti me dy standarte dhe qe pengon zhvillimin e demokracise dhe reformave.Duke vazhduar me tej, Presidenti Nishani theksoi se e vetmja rruge e vendeve te Ballkanit mbetet integrimi ne Bashkimin Europian dhe kjo mund te arrihet vetem nese vendet e ketij rajoni do te bashkepunojne me njeri tjetrin."Sot, të gjithë ne që jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, në Evropën Juglindore, qëndrojmë të bashkuar drejt një objektivi të përbashkët ? një të ardhmeje më të mirë dhe një jete më të begatë, për ne dhe për fëmijët tanë. Vendet tona të Ballkanit Perëndimor janë ?pasagjerë? të të njëjtit tren, që ka për stacion final Bashkimi Evropian".

Free Traffic Exchange