#tvora #rtvoranews
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 43-vjeçaren, Lubjana Gjeçaj, e arrestuar se rekrutonte persona në Shqipëri për ti anëtarësuar në grupet radikale jashtë vendit.
Masa e sigurisë ?arrest me burg? me afat 40 ditor ndaj saj u vendos katër ditë pas arrestimit të saj, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.
Para trupës gjykuese ajo është shprehur se është në dijeni të dënimit me 3 vjet burg nga shteti italian për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste.
?Jam në dijeni të vendimit që është marrë ndaj meje në Itali, por shteti italian nuk më ka lejuar të kryej dënimin? shprehet ajo.
Ajo ka kërkuar që materialet e dosjes së saj të dërgohen në Shqipëri pasi ka 3 fëmijë.
Lubjana Gjeçaj akuzohet se gjatë kohës që ka qenë emigrante në Itali ka qenë pjesë e një grupi radikal që rekrutonte luftëtarë për Shtetin Islamik, ISIS, që u godit nga autoritetet italiane në korrik të 2015 në operacionin ?Martesa?.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar mbajtjen e gruas në qeli drisa të bëhet ekstradimi drejt Italisë, ndërsa avokatët kërkojnë që 43-vjeçarja të vuajë dënimin në Shqipëri.
Në kuadër të këtij hetimi gjatë një aksioni të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, në qytetin e Lushnjes, u arrestuan 10 persona, nga të cilët katër italianë, pesë shqiptarë dhe një kanadez.
Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku,Dritan Gjeçaj, Lubjana Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.
Sipas autoriteteve italiane, ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërtgontë në Turqi dhe më pas në Siri për të luftuar për Shtetin Islamik.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gruaja-shqiptare-e-isis-lihet-ne-burg-kerkon-transferimin-e-dosjes-nga-italia-ne-shqiperi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv