#rtvora #oranews
Pas dosjes së koncesionit të sterilizimit dhe akuzave që presidenti ka bërë ndaj kreut të KED, në SPAK është dorëzuar edhe një tjetër kërkesë.
Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka depozituar në emër të Kuvendit, në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për transferimin e dosjes 'CEZ' për hetim dhe gjykim në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.
Pretendimi është dhënë në gjykatë ne seancën paraprake ku prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes. Pas daljes nga seanca Balla deklaroi se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organi i akuzës, i cili nuk ka marrë ende ne pyetje dëshmitarin kyç Nuel Kalaj.
Balla: Nuel Kalaj nuk është marrë ende në pyetje nga prokruroia. Për pasojë ne kemi arritur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me disa vepra penale, ushtrim i ndikimit të paligjshëm, shpërdorimi i detyrës dhe vepra të tjera penale një pjesë e të cilave pas ndryshimeve që solli paketa e reformës në drejtësi, tashmë nuk mund të jenë objekti i hetimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës apo i gjykimit nga ana e Gjykatës së Tiranës. Këto vepra penale që lidhen me korrupsionin janë vepra penale që hyjnë në juridiksionin e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe hetimin që ka për detyrë prokuroria speciale antikorrupsion.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/balla-kerkon-kalimin-e-dosjes-cez-ne-spak
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp