2 shtetas të tjerë janë vënë nën prangat e policisë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të huaj, kundrejt përfitimit.
Dy të rinjtë e arrestuar, shtetasi E. I., dhe shtetasi A. P., të dy banues në Tiranë, janë kapur në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.
Njoftimi i policisë:
Qarku Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor ?Perimetri?.
Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
? E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
? A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip ?Volkswagen?, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Tirane#TopChannel