MOSKE- Policia moskovite ka arrestuar më shumë se 200 emigrantë të paligjshëm, të cilët i gjeti në një "qytet" nëntokësor, në tregun e Çerkizovskit të Moskës. Emigrantët ishin mbyllur brenda kompleksit të gjerë ku punonin për të prodhuar veshmbathje. Në një video të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Rusisë shikohet një fabrikë nëntokësore, ku kishte dhoma pune të mbushura me makina qepëse, madje edhe një kënd jetese me një kafene, kinema, kazino, dhe kafaz pulash.