TIRANË- Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE do të jetë pjesë e Këshillit Special që do të mbahet të premten në Vjenë, në fokus të së cilit do të jenë zhvillimet e fundit në Bjellorusi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për Report Tv.
Tre ditë përpara kësaj vizite, Kryesia e OSBE rithekson se oferta për një takim në Bjellorusi vijon të mbetet në tryezë. "Të gatshëm të mbështesim Bjellorusinë. Oferta jonë për një vizitë në Bjellorusi mbetet në tryezë", thuhet në njoftimin zyrtar të Kryesisë së OSBE.Propozimi i Ramës në cilësinë e kreut të OSBE për të vizituar Bjellorusinë për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve që nxorën fitues diktatorin Lukashenko, por që sollën valën e protestave masive duke u përshkallëzuar, erdhi më 17 gusht. Megjithatë, mësohet se për realizimin e këtij pritet konfirmimi i presidentit vendas Lukashenko.
Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar pas zgjedhjeve u mbështet edhe nga SHBA, BE, që nxisin palët për dialog, por edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili tha se 'kemi pasur disa biseda me Putinin, kemi sugjeruar ndërmjetësimin e OSBE-së, Putin është në favor, por Lukashenko nguron'.
Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel i quajti zgjedhjet në Bjellorusi ?as të lira e as të drejta?.