A1 Report - Rama mbyll viziten ne Vjenë "Integrimi synimi yne me madhor"

2015-08-22 0

VJENE - Në mbyllje të Ditës Shqiptare në Vjenë, Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në Kreisky Forum, për të folur mbi Shqipërinë dhe Ballkanin, në fokusin e perspektivës europiane. Në Forum ishte i pranishëm edhe ish kancelari austriak Franz Vranicki. Ndërsa theksoi se integrimi europian është qëllimi më madhor i Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh se qeveria shqiptare e sheh atë në radhë të parë, si procesi i ndërtimit të Europës brenda vendit.

"Integrimi europian në vetvete është për vende si Shqipëria dhe vende si tonat është më i rëndësishëm se anëtarësimi, sepse është i vetmi instrument i modernizimit real dhe i ndryshimit real." është shprehur Rama

Ndër të tjera Rama tha se ndihma dhe mbështetja e Austrisë gjatë procesit ka qenë dhe mbetet për Shqipërinë, me rëndësi.

"Për qeverinë tonë, rrugëtimi drejt Bashkimit Europian është një rrugëtim drejt prosperitetit në paqes, liri dhe dinjitet. Unë shpresoj që ndërkohë që Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj të brendshëm të zhvillimit dhe transformimit dhe Austria të vazhdojë të jetë krah nesh, të jetë gjithnjë e më pranë nesh për të na shtyrë drejt drejtimit të duhur duke na ndihmuar në drejtimet ku duhet të ecim më shpejt."

Kryeministri konsideroi gjithashtu një sfidë, rilindjen e imazhit të Shqipërisë.Teksa e vlerësoi integrimin europian si perspektivën e përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit tonë, Kryeministri shprehu bindjen se një integrim i suksesshëm kërkon edhe një bashkëpunim e komunikim aktiv ndërrajonal.

Free Traffic Exchange