Nenkryetarja e PD Jozefina Topalli, sqaron sulmin qe iu be ne Vlore - (27 Gusht 2000)

2020-11-05 3

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Pas incidentit të djeshëm në Peshkëpi të Vlorës me nënkryetaren e parlamentit, njëkohësisht edhe nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, sot kryetari i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar direkt Nanon, Metën dhe Poçin, si organizatorë të këtij sulmi ndaj nënkryetares demokrate.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Zonja Topalli, që dje ishte subjekt i një kurthi, i një prite terroriste-politike, do t?ju njoh ju me këtë ngjarje të shëmtuar, të organizuar direkt nga Meta, Nano dhe Poçi, me qëllimin e vetëm për të mundur të mbijetojnë. Në këtë mënyrë ata zgjodhën kallash fushatën, si rrugë shpëtimi?.

Partia Socialiste e ka filluar fushatën me kallashnikovë, ka denoncuar nënkryetarja e PD-së Topalli, duke treguar detaje nga sulmi i djeshëm ndaj makinës ku ndodhej ajo.

Jozefina Topalli, Nënkryetarja e PD:- ?Dje isha në Selenicë, në një miting ku shpalla kandidimin e zonjës Selamie Naze për kryetare bashkie të Selenicës dhe të një zotërie tjetër për kryetar komune të Armenit, zotin Artur Hysi. Ishte miting i ngrohtë dhe shumë i mirë. Duke u kthyer nga mitingu drejt Vlorës, persona të armatosur me kallashnikov, bllokuan rrugën, qëlluan me kallash, duke terrorizuar fshatin përmes të cilit po kalonim. Më bllokuan makinën, hapën me forcë dyert e makinës, më pyetën nëse i njihja dhe i thashë se as i njihja as më interesonte që t?i njihja. Ndërkohë vazhdonin të qëllonin me breshëri në ajër, pranë makinës time, pa hezituar të drejtonin armën nga unë?.

?Ministri i Rendit Poçi, kryeprokurori Rakipi dhe shefi i shërbimit sekret Klosi, janë mbledhur para katër ditësh kokë më kokë, për të hartuar akte terroriste, që do të ekzekutojnë gjatë fushatës?, ka komentuar Berisha.

Liderët demokratë deklaruan se nuk do të bëjnë kallëzime në polici, pasi sipas tyre, ishte vetë policia që mori pjesë në organizimin e incidentit të djeshëm./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/