Top News - Kryeprokurori i SHBA-së: Kina po bën luftë ekonomike

2020-08-01 0

?Kina është e angazhuar në një ?luftë ekonomike? për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara si superfuqi e vetme në botë?, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.


Kjo deklaratë është më e fundit e një serie komentesh të ashpra ndaj Pekinit nga zyrtarë të lartë të administratës Trump.

?Kina përdor një shumëllojshmëri taktikash grabitqare, shpesh të paligjshme për të siguruar avantazh ndaj SHBA-së. Mënyra se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj kësaj sfide do të ketë ndërlikime historike dhe do të përcaktojë nëse Amerika dhe aleatët e saj liberalë demokratë do të vazhdojnë të formësojnë fatin e tyre apo nëse e ardhmja do të kontrollohet nga Partia Komuniste e Kinës dhe degët e saj autokrate?, shprehet William Barr, kryeprokuror i SHBA-së.

Ndër praktikat e pandershme që dyshohet se përdoren nga Kina, Barr renditi manipulimin e monedhës, çështjen e tarifave, kuotave, investimet dhe blerjet strategjike të drejtuara nga shteti, vjedhjen dhe transferimin e detyruar të pronësisë intelektuale, subvencionet shtetërore, sulmet në internet dhe spiunazhin. Pekini i ka kundërshtuar prej kohësh shumë nga pohimet e bëra në fjalimin e kryeprokurorit.

Ministri i Jashtëm kinez paralajmëroi përpara dy ditësh se Pekini do të hakmerret me sanksione ndaj individëve dhe subjekteve amerikane. Sakaq, administrata e Presidentit Trump po shikon mundësinë e ndalimit të udhëtimeve për të gjithë anëtarët e Partisë Komuniste Kineze dhe familjet e tyre, një hap që do të përkeqësonte edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WilliamBarr#DonaldTrump#TopChannel