Kina akuzon Shtetet e Bashkuara se po i shtyjnë marrëdhëniet e përbashkëta drejt një ?Lufte të Ftohtë?. Faktori kryesor dhe më i fundit janë akuzat e Uashingtonit se Pekini është përhapësi i koronavirusit. Shqetësimi u shpreh në përfundim të Mbledhjes së 13 të Kongresit Kombëtar Popullor që ka atributet e parlamentit në Kinë.
Zhang Yesui, zëdhënës i Kongresit Popullor Kombëtar: Nëse Shtetet e Bashkuara nxisin mentalitetin e ?Luftës së Ftohtë?, mbështesin një strategji kontrolli kundër Kinës dhe minojnë parimet themelore dhe interesat e vendit, e gjitha kjo do të përfundojë duke lënduar vetveten.
Zyrtari kinez tha se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën janë marrë peng nga grupe politike amerikane. Ai i bëri thirrje Uashingtonit të reshtë së shfrytëzuari çdo mundësi për të goditur imazhin e Kinës, në botë.
Presidenti amerikan Donald Trump akuzon Kinën për përhapjen e Covid-19. Ai është shprehur se virusi ka dalë nga laboratori i virologjisë në Wuhan. Që prej nisjes së presidencës së Trumpit, tensionet janë shtuar në disa fusha përfshirë luftën tregtare e teknologjike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/