Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2020-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pa një zgjidhje mes Prishtinës dhe Beogradit, rruga drejt Bashkimit Europian do të ndalet. Gjatë një interviste televizive, ai tha se është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por njohja reciproke mes dy vendeve, nuk do të ndodhë kurrë.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
?Është e rëndësishme që ne t'i vendosim vetes qëllimin për të përshpejtuar integrimin evropian, dhe se përshpejtimi është i pamundur pa një kompromis për problemin e Kosovës. Ne do të përpiqemi të mbrojmë interesat kombëtare dhe të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mos qenë ne fajtorët për mungesën e dialogut"Vuçiç shtoi më tej se qëndrimi i Serbisë në dialog me Prishtinën nuk do të ndryshojë.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE
Beogradi është de fakto duke negociuar për Kosovën me Perëndimin, dhe jo me shqiptarët. Pala jonë po ndjek të njëjtin qëndrim si më parë në vazhdimin eventual të dialogut me Prishtinën, por që tani nuk po shohim asnjë zgjidhje.?
I pyetur për presionin e Perëndimit në prag të Samitit të Parisit dhe skenarët e mundshëm për vazhdimin e dialogut përfshirë edhe njohjen reciproke mes dy vendeve, Vuçiç u shpreh se në asnjë mënyrë Serbia nuk do ta pranojë Kosovën shtet.
Ai gjithashtu tha se aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit dhe ndryshimet e mundshme në përbërjen ekipit negociator të Prishtinës, nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen e dialogut.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1