https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaron se është i gatshëm të njohë Kosovën nëse vendi I tij merr diçka në këmbim. Këtë qëndrim ai e beri te ditur gjatë një interviste për prestigjiozen ?The Guardian?, duke shtuar se në një afat shumë të shkurtër kohor, Serbia mund të nënshkruajë një marrëveshje njohjeje me Kosovën.
"Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të vetme, jemi gati të marrim parasysh çdo propozim të vetëm që do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi, nëse Serbia merr diçka në këmbim.?
?The Guardian? shkuan më tej se në Bruksel mund të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, që do të çonte në pranimin e Beogradit në Union. Serbia kërkon një paketë përfitimesh në këmbim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur më herët se pret që brenda vitit të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do t?i hapë rrugë dy vendeve drejt integrimit në Bashkimin Europian.