Ahmet Zogu ne syte e kunates se tij (24 Qershor 2000)

2020-07-10 1

Lajme Arkiva 2000
Silvanë Myzelje është e motra e mbretëreshës Geraldinë. Në këtë foto në dasmën mbretërore ajo ka qenë 9 vjeç, por e mban mend entusiazmin dhe gëzimin e shqiptarëve në ato ditë feste. Kunata e monarkut mban mend gjithashtu se si në 5 prill të vitit '39, kanë ikur nga Shqipëria me frikën e vdekjes që e ndiqte nga pas bashkë me fashistët që përparonin nëpër Shqipëri.
Pak ditë më parë, Myzelje bisedoi me Nënën Mbretëreshë e cila nuk erdhi për dy arsye. Së pari sepse ka vështirësi në frymëmarrje dhe së dyti sepse e pati të vështirë të merrte rrugën drejt një vendi ku të birin presin t'a dënojnë. Nga ana tjetër Silvanë nuk e ka për herë të parë udhëtimin në Shqipëri, përkundrazi. Që nga vitit 1991 ajo ka shoqëruar dhjetëra karvane me ndihma drejt një shoqate të krijuar prej saj.
Ajo tregon se sot ishte shumë e lumtur ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit "Ahmet Zogu" shëtitores kryesore të kryeqytetit. Mbretin ajo e kujton si njeri me shpirt të madh që përmes shumë vështirësish arriti të bashkojë shqiptarët, të krijojë shtet dhe t'a bëjë Shqipërinë të njohur në botë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange