Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kjo është shëtitorja ?Ahmet Zogu?. Beteja e emrit nisi që në fillim të Prillit, të jetë apo të mos jetë Zogu i I. Kjo ishte çështja që u shtrua mbi asfaltin nga materniteti në hotel Tirana. Në 21 Prill Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi që emri i Mbretit të parë dhe të fundit të Shqiptarëve i vihej shëtitores që dikur quhej Stalin. Menjëherë reaguan anti-monarkistët, që filluan të mbajnë shpresat në një kthim të këtij vendimi nga prefektura.
Në prefekturën e Tiranës shpjeguan se vendimi i Këshillit Bashkiak mbrriti gjashtë ditë pas miratimit dhe se prefekti Taulant Dedja kishte në dispozicion dhjetë ditë për ta kundërshtuar atë dhe më në fund dhjetë ditëshi mbaroi dhe monarkistët morën frymë të çliruar për këtë akt, që në fund është një shenjë emancipimi dhe qytetarie e politikës./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/