Ndertimet pa leje ne Durres, si kerpudhat pas shiut (22 Qershor 2000)

2020-07-10 3

Lajme Arkiva 2000
2000 ndërtime pa leje të ngritura në plazhin e Durrësit. Në pranverën e këtij viti filloi dhe aksioni i prishjes së tyre dhe u pa që këtë vit bregu përgjatë plazhit ishte i pastruar, por fundi i qershorit afroi dhe plazhi ja si është. Në një intervistë ekskluzive për Televizionin Klan, Prefekti i Durrësit Petrit Ajazi ja si sqaron këtë problem.
" Janë mbi 2000 ndërtime pa leje. Policia e Ndërtimit nuk ka vepruar me seriozitet gjatë këtyre 7-8 viteve që është në funksion, por fakt është që nuk kanë asnjë mjet për të hyrë dhe ne detyrohemi të ndihmojmë duke kërkuar në Port, Ndërmarrjen e Hekurudhave për të gjetur ndonjë mjet për të ndërhyrë herë pas here. Sipas parashikimeve që brenda një muajit duhet të ishin prishur gati 75 ndërtime në zonën e plazhit deri në Golem, por fakti që mjeti mungon ne jemi bllokuar dhe herë pas herë mundohemi të japim mesazhin e kontributit të shtetit, ndërhyrjes së shtetit dhe në rajone të tjera të vendit."
Nëse shteti dhe Policia Ndërtimore nuk gjen mjete që t'i prishe këto ndërtime që kanë mbirë si kërpudha, atëherë le t'i lënë kërpudhat të shtohen sepse ligjet mbeten vetëm në copa letre./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/