Pas Vlorës, aksioni për shembjen e ndërtesave nis në qytetin bregdetar të Durrësit. Sot paradite inspektorë të INUK dhe INUV të mbështetur dhe nga policia e rendit kanë ndërmarrë aksionin për prishjen e kompleksit turistik "Kamelia" pranë urës së Dajlanit. Kompleksi turistik përfshin një lokal, bar restorant dhe një hitel i cili ishte ende në ndërtim. Gazetari ynë Artur Korriku informon se nuk ka rezistencë dhe aksioni për prishjen e ndërtimit pa leje vazhdon pa probleme.