QSUT si 'han pa porta', qytetarët lëvizin lirshëm në spitale! Çadrat e triazhit jashtë funksionit

2020-06-16 0

TIRANË- QSUT-ja është një nga vatrat më të madha të virusit në vendin tonë, e megjithatë pamjet e ofruara nga këto ambiente i ngjajnë një dite krejtësisht normale, atëherë kur COVID-i nuk kishte ekzistuar.

Në oborrin e urgjencës, ka grumbuj qytetarësh të cilët nuk ruajnë distancimin social, disa pa maska e disa të tjerë që i mbajnë ato poshtë mjekrës, e cila është njësoj sikur të mos mbahet fare pasi nuk kryen asnjë funksion. 

Qytetarët duket se janë "0" të ndërgjegjësuar për rrezikun që i kanoset, por nga ana tjetër ka edhe një neglizhencë nga ana e autoriteteve në këtë institucion. Kamera e Report Tv ka fokusuar një nga çadrat e triazhit, ku duhet se ajo ka dalë jashtë funksionit pasi asnjë pacient nuk kalon nga aty për të shkuar në Urgjencë, pra nuk ka një filtër për ta, duke u bërë një rrezik serioz për transmetimin e virusit, siç edhe ka ndodhur edhe sa i përket infektimit të bluzave të bardha, janë prekur edhe pacientë.

Ambientet e jashtme, përballë urgjencës i ngjajnë një lulishteje, ku qytetarët qëndrojnë në stola, ngjitur me njëri- tjetrin në pritje të një përgjigje nga ana e bluzave të bardha.

Katër reparte shërbimesh janë infektuar nga COVID-19, spitali francez, Urgjenca, hematologjia dhe patologjia. Për këtë, siç edhe vetë ministria e Shëndetësisë, e ka pranuar ka pasur një ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave nga ana e bluzave të bardha. Ditën e sotme në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv 82 persona, e ndërsa është shënuar edhe një vitkimë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin në 37.

Free Traffic Exchange