Report TV - "Edhe nëse pezullohet Shengen-i shqiptarët do lëvizin lirshëm në BE"

2016-01-26 2

TIRANE - Një pezullim i mundshëm i zonës Shengen nuk do të rrezikonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Drejtori i Lëvizjes Evropiane për Shqipërinë Gledis Gjipali në emisionin Rreze Dielli ka sqaruar se edhe në rast të një pezullimi të Shengenit nuk ndryshon asgjë në kriteret e lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë por thjesht shtohen kontrollet në çdo shtet të BE që ata do të shkelin.

"Nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë për shkak se ne nuk jemi në Shengen. Ne kemi një marrëveshje liberalizimi vizash me një vendim më saktë të Bashkimit Evropian që qytetarët e Shqipërisë mund të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen por nënkupton të gjithë vendet anëtare të Shengenit dhe me rënien e Shengenit nuk bie marrëveshja e liberalizimit të vizave. Kjo do të thotë praktikisht më shumë kontrolle pra në çdo vend hyrje të Bashkimit Evropian jo siç është aktualisht dhe shpresojmë që do vazhdojë që t'i kontrollohesh vetëm në momentin e hyrjes në hapësirën Shengen. Të marrim shembull konkret do shkoje në Gjermani dhe për të shkuar në Gjermani do kaloje nëpërmjet Sllovenisë Austrisë dhe pastaj Gjermani dhe ti kontrolloheshe vetëm në hyrje në Slloveni në momentin e pezullimit të Shengenit t'i në çdo vend hyrje kontrollohesh. Do hyje në Slloveni do dilje do hyje në Austri do kontrolloheshe do dilje prapë do kontrolloheshe do hyje në Gjermani prapë do kontrolloheshe", tha Gjipali.