Maturantët kanë zhvilluar sot një tjetër protestë të lajmëruar para Ministrisë së Arsimit lidhur me provimin e maturës së Gjuhës dhe Letësrsisë. Një grup prej tyre u nis nga Kamza në drejtim të Tiranës në këmbë duke mbajtur disa pankarta në duar ndër të cilat thuhej: "Mos na digjni pasaportën e së ardhmes!", "Dikur ëndërrojë mjekësinë sot ëndërroj Lopedinë".
Ky grup i maturantëve më pas iu bashkua atyre para Ministrisë së Arsimit, që ashtu si edhe dy ditët e tjera të protestës bllokuan rrugën. Së bashku disa herë ata bënë thirrje për rivlerësimin e testit, ndërkohë që ditën e shtunë kishin vendosur edhe një ultimatum 24 orësh për të kthyer përgjigjje.