TIRANE - Pas 6 orë debatesh, Komisioni i Medias ka vendosur të diskutojë nesër hapjen e 4 vendeve vakante të AMA-s, në përputhje me MEMO-n e përgatitur nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura ndërsa sot pasdite, do të dëgjojë kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH-së.
Po nesër, Komisioni do të bëjë zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KD të RTSH-sësi dhe do të diskutojë e miratojë, raportin dhe projektrezolutën për veprimtarinë e AMA-s.
PEZA: DO T'I KERKOJME KUVENDIT, SHKARKIMIN E POLLOS
Paraditen e sotme ka pasur shume përplasje ndërmjet deputetëvetë majtë e të djathtë, debate që janë tejzgjatur më së shumti nga opozita lidhur me kalendarin e punimeve të Komisionit. Në valën e këtyre përplasjeve, kreu i këtij komisioni Alfred Peza është shprehur se "do t'i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Pollos". Në reagim, deputeti i PD-së, tha se nëse do të procedojnë, "kjo të bëhet në bazë të rregullave dhe në përputhje me to".
Deputetët e djathtë kanë ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e funksionimit të këtij Komisioni si dhe mungesën e anëtareve gjatë punimeve të komisionit, duke kërkuar që të largohen ata që kryejnë tre mungesa të paarsyeshme.
Deputeti Pollo tha se është ndërmarrë një angazhim për t'iu drejtuar Këshillit të Europës për të marrë një mendim për amendamentin e tërhequr.
Ndërkaq, shqetësime janë ngritur edhe lidhur me mbledhjen e kaluar, pasi sipas anëtarëve deputetë të PD-së Bedri Hoxha dhe Luciano Boci, janë marrë vendime jashtë programit dhe kalendarit. Sipas tyre "kjo mbledhje është mbajtur në kundërshtim me procedurat ligjore", dhe kanë kërkuar "të shpallet e pavlefshme procedura e vendimeve".
Ndërsa deputeti i PS, Alfred Peza, duke iu drejtuar anëtarit Genc Polli tha se "shpreh keqardhjen që ju abuzoni në mënyrë flagrante me mirëfunksionimin e komisionit. Po e fusni punën në hulli të paprecedent, pasi doni të zvarrisni punën".