Report TV -Basha takim me operatorët turistike në Vlorë: Plan për të ndihmuar këtë sektor

2020-06-13 0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot në Vlorë me operatorët turistik të cilëve iu shprehu mbështetjen për shkak se sipas tij ata janë goditur nga kriza e ardhur për shkak të koronavirusit. Basha thotë se Ramavirusi duhet të ndjekë të paktën shembullin e Maqedonisë së Veriut që i ka dhuruar kupona me vlerën 100 euro për t'i shpenzuar në destinacione të ndryshme turistike.

Në takimin me operatorët turistike basha thotë 'se nuk u premton atyre të pamundurën, por paketa ndihme e lehtësi fiskale krejtësisht të realizueshme siç bëjnë dhe vendet tona fqinje që të vendosim barazinë në treg dhe të mundësojmë zhvillim ekonomik për vendin'.