VLORE - Çelja e sezonit turistik nuk e gjen në lartësinë e duhur pushtetin vendor në Vlorë. Të këtij mendimi janë opratorët turistik në qytetin bredegtar, të cilët shprehen se nga ana e tyre janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik të suksesshëm.
Problemet kryesore që rendisin operatorët turistik janë ato që kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e infrastrukturës rrugore, veçanërisht në sinjalistikë çka sipas tyre është element që të huajt i japin shumë rëndësi.
Ndërkohë edhe prania e mbetjeve urbane në pikat turistike si kalaja e Kaninës apo zona të tjera është një fenomen shqetësues.
Operatorët turistikë shprehen se kanë besim që sygjerimet e tyre do e nxisin pushtetin vendorë të marrë masa.