#tvora #rtvoranews
Kriza politike në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore po pengon Komisionin Europian të prezantojë kornizën e negociatave me të dy vendet. Korniza është dokumenti që përcakton mënyrën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimit dhe sipas komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, ajo do të prezantohet së shpejti, por pa dhënë një datë.
Komisioni Europian shtyu sërish prezantimin e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Dokumenti që përcakton rrugën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimet me të dy vendet, duhej t?i ishte përcjellë Këshillit të BE-së që në datën 8 qershor, por burime në Bruksel thonë se kriza politike në të dy vendet po ndikon negativisht në këtë proces.
Në Shqipëri, pasi u arrit një marrëveshje fillestare në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, dolën pengesa të reja nga opozita brenda parlamentit që kërkon ndryshim sistemi dhe lista të hapura. Ndërsa në Maqedoninë Veriore palët politike nuk kanë përcaktuar ende datën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë.
Shtyrjen e prezantimit të kornizës së negociatave e lajmëroi vetë komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, gjatë një paneli diskutimin të Forumit Ekonomik të Delfit, me pjesëmarrjen e kryeministrave të e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiç, kreut të LSDM-së në Maqedoninë Veriore, ish-kryeministrit Zoran Zaev, si dhe me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai nuk dha një datë për prezantimin.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/negociatat-shtyhen-serish
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv