Mbetjet urbane kanë pushtuar edhe lumin e Lanës tek zona e fushës së Aviacionit. Për qytetarët që detyrohen të kalojnë mes për mes tyre, kjo situatë e cila është e tillë prej më shumë se një viti, është mjaft trishtuese dhe e rrezikshme, por nuk kanë rrugë tjetër për të shkuar në destinacionet e tyre.