A1 Report - Vlore, mbetjet urbane "pushtojne" vijen bregdetare pergjate Jonit

2015-08-22 3

VLORË- Vija bregdetare përgjatë Jonit nga grykëderdhja e Vjosës deri në Qeparo është "pushtuar" nga mbetjet urbane.

Pamjet japin një tablo të qartë të kësaj situatë, ndërsa kjo gjendje me siguri nuk do të ketë një impakt pozitiv në thithjen e pushuesve, pasi sezoni turistik është në prag të derës.

Situata kritike pranohet edhe nga drejtuesit e drejtorisë së higjenës në qytetin e Vlorës, të cilët shprehen se ka nisur puna në terren për përmirësimin e situatës.

Shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të mbetjeve në këtë zonë janë banorët edhe bizneset e kësaj zonë, të cilët nuk tregojnë kujdesin e duhur për mbajtjen pastër të mjedisit.

Free Traffic Exchange