Ndryshimi i sistemit zgjedhor është një nga kërkesat e forta të opozitës parlamentare.
Përfaqësuesja e saj në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, u ka kërkuar përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës që të marrin në konsideratë modelin danez, ashtu siç është propozuar sipas saj edhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.
Profesori Endri Shabani gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan këtë të martë shpjegoi se pse duhet ndryshuar ky sistem zgjedhor që kemi. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është në mazhorancë edhe pse nuk është votuar nga shumica e qytetarëve.
Ky sistem zgjedhor sipas tij, i ka dhënë qeverisë aktuale 7 deputetë më shumë.
?Ka dy mënyra për të manipuluar votën e qytetarit. Njëra është në mënyrë të paligjshme, që janë nenet, pistoleta në kokë etj. Ka edhe një mënyrë të ligjshme që është sistemi zgjedhor. Që do të thotë, 52% e qytetarëve në zgjedhjet e 2017-s kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndërkohë Edi Rama ka marrë një mazhorancë, 74 deputetë vetëm fare. Edi Rama me gjithë PSD që është Tom Doshi ka marrë 49% të votave. Nëse do kishim një sistem tjetër zgjedhor, Edi Rama do të ishte ose në opozitë ose në një koalicion qeveritar, një koalicion të gjerë me parti të tjerë?, tha Shabani.
Aktualisht qytetarët votojnë me një sistem proporcional rajonal. Shabani renditi mangësitë e sistemit qw kemi. Sipas tij, kemi të bëjmë me manipulim vote, pabarazi vote dhe listat e mbyllura.
?E para manipulon votën e qytetarëve. I ka dhënë Edi Ramës 7 mandate, i ka dhënë të parit 7 mandate që qytetari nuk ia ka dhënë. Pabarazia e votës. 87 mijë votues në Kukës kanë 3 deputetë. I njëjti numër në Dibër kanë 4 deputetë. I njëjti numër qytetarët në Dibër kanë 1 deputet më shumë. Kështu i kanë ndarë zonat zgjedhore se kështu i ka bërë llogaritë PS, sepse reforma ndodhi në 2015 dhe Basha nuk mori pjesë në reformë. Problemi i tretë është lista e mbyllur. Kjo do të thotë që nëse Rama lajthit si Kaligula dhe merr një kalë dhe e vë të parin në listë bëhet automatikisht deputet sepse ne si votues nuk e pengojmë dot. Nëse një grup kriminel merr peng Edi Ramën ose Bashën, ky grup kriminal bëhet automatikisht deputet në parlament?, tha Shabani./tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/