Mbrëmjes finale të festivalit "Kënga Magjike" nuk kishte si t'i mungonin dyshja e humorit Bes Kallaku dhe Erion Isai. Ata imagjinuan se çfarë mund të ndodhte nëse interneti, kaq i përhapur tashmë dhe i përdorur nga të gjithë, nuk do të ekzistonte më. Ata renditën 11 personazhe të njohur nga politika tek arti, për të cilët imagjinuan sesi do t'i prekte mungesa e internetit, e mbi të gjitha e rrjeteve sociale.
Sigurisht me Besin dhe Erionin çdo pyetje e përgjigje shoqërohet me humor, ashtu sikurse edhe në këtë rast. Çfarë do të ndodhte në Shqipëri pa internetin?
Erion Isai: Ishim duke menduar sikur një ditë të zgjohemi dhe të zhduket interneti në Shqipëri, mos ketë Facebook, YouTube, Instagram, asgjë virtuale. Si do të ishte Shqipëria po të zhdukej interneti?
Bes Kallaku: Ore unë nuk e di si do të jetë Shqipëria më 1 Janar, që nuk do ketë më loto, jo më të zhduket edhe interneti.
Erion Isai: Po të zhdukej interneti do të kishim 70 përqind pemë të dëmtuara më pak, sepse s'do të kishte më njerëz që do t'ia fusnin pemës me kokë duke shkruar në celular.
Bes Kallaku: Do kishte 80 përqind më pak operacione plastike.
Erion Isai: Pse?
Bes Kallaku: Po kur s'ke ku i reklamon, për çfarë do i bësh?
Erion Isai: Po të zhdukej interneti, Rama nuk do të kishte më ERTV-në. Berisha do ta përjetonte shumë keq, sepse nuk do të kishte më qytetar dixhital.
Bes Kallaku: Sali Berisha... po ai do shpikte internet vetë më. Po e di kush do ta përjetonte më shumë? Ilir Meta, do i binte pika: "Po tani që gjeta unë me hap Instagram e gjetët ju me e zhduke e..."
Erion Isai: Po të zhdukej interneti nuk do i kishin më kuptim pompat Aurela Gaxhes. Se po të mos i hidhte pompat në Story, përse do t'i bënte? E keni vënë re kur këndon live, më shumë bën pompa sesa këngë.
Bes Kallaku: 1 këngë, 10 pompa.
Erion Isai: Po të zhdukej interneti, nuk do t'i kishte më kuptim vrapi nga liqeni Anila Bashës. Po të mos bënte foto mëngjes për mëngjes duke vrapuar, përse do bënte vrapin?
Bes Kallaku: Vëlla, dy gjëra kam frikë unë se mund të më hanë kur dal nga liqeni: Pitbull-at e lëshuar dhe Anila Basha...
Erion Isai: Përse?
Bes Kallaku: Po i dukem si sandwich a nuk e di, se marr vesh... Llogarit, të bësh vrap me shtuar nga një 1 kg në javë, vetëm Anila Bashën kam parë.
Erion Isai: Por po të zhdukej interneti çfarë do bënte Olti Curri?
Bes Kallaku: Nuk do ekzistonte fare. Olti Curri nuk është real, është virtual.
Bes Kallaku: Por po të mos ekzistonte interneti nga do e merrnim vesh ne se në cilin shtet afrikan shkoi Blendi Fevziu këtë javë? Dhe me cilin fis kanibalësh kaloi natën dhe me ça breshke uji u la në 12 metra thellësi në det?
Erion Isai: Por po të zhdukej interneti, ku do zhvishej Bleona Qereti?
Bes Kallaku: Po pra, se ajo është e vetmja që nuk zhvishet si gjithë dynjaja në dhomë të gjumit, por thotë ja prit të shkoj të zhvishem pak në Instagram dhe erdha.
Erion Isai: Por po të zhdukej interneti si mund të humbte Shqipëria këngët e mrekullueshme të këngëtares virtuoz...