PS, parimisht dakord për identifikimin biometrik

2020-06-03 1

1 Qershori e gjeti politikën pa një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore, ndryshe nga ç?kishin rënë dakord palëyt se do ta përmbyllnin atë më 31 Maj.
Janë disa çështje ku ndahen palët, por më e rëndësishmja është ajo e identifikimit biometrik. Sot në selinë e PD-së ka shkuar ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman.
Gazetarja Jolldiz Mitro tha se në fokus të takimit të tyre me kryedemokratin Basha është Reforma Zgjedhore. Mitro bëri të ditur se sipas burimeve të saj brenda Këshillit Politik, Partia Socialiste ka rënë dakord parimisht për aplikimin e identifikimit biometrik në gjithë territorin e Shqipërisë.
?Në përpjekje të arritjes së një konsenusi për reformën elektorale, sikundër kemi parë edhe gjatë ditës së djeshme, një angazhim maksimal nga ana e faktorit ndërkombëtar e më konkretisht nga përfaqësuesi i SHBA-së në Tiranë, shefit për sektorin e politikës dhe çështjeve të ekonomisë. Sot në Selinë e Partisë Demokratike është ngjitur vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, zonja Yuri Kim, ambasadori i Bashkimit Europian dhe ambasadori i Britanisë së Madhe. Pa diskutim që Reforma Zgjedhore është në fokus të takimit, që diplomatët e huaj po zhvillojnë me kryedemokratin Lulëzim Basha. Janë disa çështje që i ndajnë palët dhe që çuan në mosarritjen e një konsensusi, sikundër ishte angazhimi i mazhorancës dhe opozitës, për ta përmbyllur reformën elektorale në 31 Maj, e që në fakt dështoi. Por burimet pranë Këshillit Politik më konfirmojnë se Partia Socialiste pavarësisht një opinioni të mbërritur nga ana e ekspertëve të ODIHR, për aplikimin e identifikimit biometrik, që është edhe një kusht i panegociueshëm nga ana e Opozitës, ka rënë parimisht dakord për aplikimin e tij në të gjithë territorin e Republikës?, tha Mitro.
Megjithatë janë disa çështje të tjera ku sërish palët ndahen. Mazhoranca ka sjellë një formulë që e ndan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në tre organe. Mësohet se këtë formulë e kanë pranuar edhe demokratët. Megjithatë pitet të shihet nëse do të kemi një marrëveshje nga palët pas lëvizjes së ambasadorëve të huaj në Shqipëri.
?Por palët ndahen për çështje të tjera, mes të cilave edhe administrata zgjedhore, çështja e kolegjit dhe çështja e kryekomisionierit dhe mbështetja që duhet të gëzojë figura e tij. Pasi nuk do të kemi më një komision qendror sikundër është aktualisht. Socialistët kanë sjellë një formulë që e ndan në tre organe komisionin qendror të zgjedhjeve e për këtë gjë, këtë formulë e kanë pranuar edhe demokratët. Palët në fakt do duhet të lëshojnë. Janë disa prej çështjeve që e mbajnë ende peng dhe jashtë konsensusit arritjen e kësaj marrëveshjeve. Mbetet për të parë se pas lëvizjes dhe mbërritjes së ambasadorëve të huaj në Shqipëri, do të kemi një marrëveshje sikundër u angazhuan edhe më herët palët për ta përmbyllur me konsensus reformën elektorale?, tha Mitro./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më...