A1 Report - Emerimet, "dakord" per Komision Hetimor, PS: Duhen ca rregullime

2015-08-22 0

TIRANE - Mazhoranca ka rënë parimisht dakord për ngritjen e Komisionit Hetimor për emërimet në administratë, por do të kenë kohë deri të enjten të vendosin për ngritjen tij.

Sipas mazhorancës duhet të ndryshojë objekti i hetimit sepse është antikushtetues pasi prezumohet pafajësia e personave që opozita kërkon të hetojë. Nga ana e saj, PD e ka cilësuar këtë një lojë politike për t'ju shmangur verifikimit të emërimeve të personave të akuzuar si të inkriminuar në trafik droge nga kjo forcë politike

Pas daljes nga Konferenca e Kryetarëve lidhur me shqyrtimin e kërkesës së PD për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, deputeti i PS Ilirjan Celibashi, u shpreh se mazhoranca është e gatshme për ngritjen e këtij Komisioni por duhet të ndryshojë objetki i tij. Sipas Celibashit, mazhoranca është e gatshme për verfikimin e çdo emërimi, por pa paragjykimet e inkriminimit të tyre siç pretendohet nga PD, sepse sipas tij kjo bie ndesh me Kushtetutën.

"Në gjykimin dhe vlerësimin e mazhorancës nuk ishte i rregullt objekti i Komisionit Hetimor. Kam besim se do të biem në një gjuhë të përbashkët ditën e enjte.Thelbi i kërkesës së PD nuk do të ndryshojë, objekti ka të bëjë me verifikmin e emërimeve të bëra në administratë. Ne në parim e pranojmë kërkesën e bërë, por në pikëpamjen teknike ka vend për rregullime, ka paragjykime për persona dhe emërimin e tyre si të inkriminuar. Kjo bie në kundërshtim me kushtetutën që është prezumim i pafajësisë. Në kërkesën e PD bëhej fjalë për personat të akuzuar nga opozita si persona me precedentë penalë. Ne menduam se nëse do e pranonim do cënonim prezumimin e pafajësisë. Ne jemi gati të bëjmë verifkimin e të gjitha emërimeve. Kjo që ofrojmë është më shumë se sza kërkon PD. Akoma opozita nuk ka rënë dakord, kërkojnë një formulim konkret me shkrim." u shpreh Celibashi.

Ndërkohë nga ana e saj opozita e ka cilësuar këtë si një lojë politike për të mbuluar emërimet. Sipas deputetit Eduart Halimi, ngritja e Komisionit Hetimor dhe objektit të tij është një e drejtë e opozitës, e sanksionuar edhe në Kushtetutë. Ai tha se në kërkesën e PD është kërkuar të verifikohen emërimet e personave në kufi, të akuzuar sipas PD për përfshirje të tyre në trafik droge.

"Kërkesa ishte për verifikiimn e ligjshmërisë me fokus ato persona me rekorde kriminale. Ne i bëmë thirrje mazhorancës ti lërë lojërat poltike për të mbuluar emërimet e atyre personave në pikat kyçe të kufirit dhe që kanë lidhje me narkotrafikun. Shqetësimi ynë ky është. Ne kërkojmë hetimin e ligjshmërisë së emërimit të këtyre personave. Çdo lojë politike për ta mbuluar, e implikon më tepër këtë qeveri. Të pranojë ngritjen e komisionit hetimor dhe e objektit të ngritjes së tij është e drejtë e opozitës, e sanksionuar edhe në Kushtetutë. Deri ditën e enjte i bëjmë thirrje të reflektojë. Ne ua bëmë të qartë që e drejta për të ngritur Komision Hetimor e ka opozita." tha Halimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi para disa ditësh ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për Komisioni...