Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Kompania e mediave ?Koha Jonë?, ka festuar sot 9 vjetorin e krijimit. Në 11 Maj të vitit 1991, doli në treg numri i parë i gazetës së pavarur ?Koha Jonë?, ditë që shënon përvjetorin e shtypit të pavarur në Shqipëri. Në festën e organizuar në restorant Berlini mungonin politikanët, por kjo nuk i shqetësoi gazetarët të cilët vetëm për këtë natë braktisën kompjuterat, mikrofonat dhe kamerat.
Pronari i kompanisë Nikoll Lesi shprehet se media e tij ka shërbyer si shkollë për gazetarët të cilët punojnë në mediat e shkruara dhe elektronike.
Nikoll Lesi, botues i gazetës ?Koha Jonë?:- ?Sot në të vërtetë s?kishte politikanë, kishte vetëm mjedis gazetaresk, gazetar që punojnë sot dhe gazetarët që kanë punuar dikur në ?Koha Jonë?. Kjo gazetë mbushi 9 vjet duke qenë përsëri gazetë konkurente, duke qenë korrekte me lexuesin. Në këtë festë ishin dhe ato që kanë sakrifikuar për gazetën si zotrinjtë dhe gazetarët e njohur si Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Frrok Çupi, Fevziu, Bushati, gjithë gazetarët që në një farë mënyre kanë kontribuar me punën dhe me jetën e tyre, rimëkëmbjen dhe forcimin e gazetës ?Koha Jonë?./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/