Emisioni ?Shqip dt 27 Qershor 2003?
Gazetarja Rudina Xhunga në debatin për lirinë e medias, sjell nëpërmjet një rrëfimi emocional historinë e gazetari Zamir Dule që I përkiste shtypit të shkruar dhe mbulonte kronikën e zezë deri në vitin 1997 në gazetën ?Koha Jonë?. Zamir Dule ishte dëshmitari I vetëm I ngjarjes së djegies së gazetës ?Koha Jonë? në vitin 1997. Në atë periudhë ai flinte në gazetë. Kur punonjësit e SHIK hyjnë në ambjentet e gazetës e rradhin duke I krijuar probleme shëndetësore të pakthyeshme. Zamir Dule largohet përfundimisht nga gazetaria, por pa mundur të dëshmojë dhe tregojë se cfarë ndodhi atë natë në ambjentet e gazetës, megjithëse premton se çdo gjë për të cilën nuk ka folur do ta dëshmojë në autobiografinë e tij.
Gazetari Zamir Dule jeton ne fshatin Miras në Korçë. Rudina Xhunga së bashku me operatorin Gent Ballta shkojnë në shtëpinë etij dhe aty realizojnë pa dijenine e Zamirit një intervistë prekëse me nënën e Zamirit. Kurse Zamir Dule nuk pranon të xhirohet dhe as të japi intervista në media. Gazetarja citon në emision fjalët e Zamir Dules për median e sotme ?nuk dua të flas për asnjë media?.jeni pjesë e medias bastarde dhe tradhtare?ju të gjithë gënjeni?. Ky emision sjell plane ekluzive të Zamir Dules, të gazetarit që I mungon medias dhe publikut, si një ftesë për një rikthim të tij dhe një homazh për kohën kur gazetaria ishte më shumë mision.
?Nostalgji?, rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nostalgji#TopChannel