Ardian Kuçi, djali i Baki Kucit: ?Në maj të vitit të kaluar shkova në gjërmani për të bërë takimin më një burg ku mora një adresë. Por nuk ndodhej aty babai. As në stacionin e policisë nuk më dhanë asnjë informacion. Babai më tha se nuk e di pse më sollën këtu. Në një burg në Friburg në vitin 2018. Një vit më pas gardistët më thanë që e transferuan në Hamburg në vitin 2019. Atje e takova për herë të fundit. Babai më tha që për punë ditësh do të dilte dhe më pas do të riatdhesohej. Pas këtij momenti, nuk mësuam dot asgjë?.Familja nuk mësoi kurrë për çfarë ishte dënuar i ati, më 22 vite burg në Gjermani. Ende jo një përgjigje zyrtare, por një dëshmi nga Gjermania, zbardh më shumë mbi misterin që mbart kjo histori dënimi. Mimoza Allhof në një lidhje telefonike nga Gjermania dëshmon se : ?E para Gjermania nuk dënon për prishje azili apo shkelje të paligjshme kufiri. Unë shkova në polici dhe të dhënat merren në rrugë zyrtare. Në polici nuk mbarova dot punë. Mora burgun në telefon dhe e konfirmoj që Baki Kucaj ndodhet ende në burg, në Gjermani. Më lidhi më një person që dyshoj se ishte drejtoresha e burgut. Ajo nuk më tha se nuk ekziston, por më tha të kryeja procedurat për ta verifikuar. Iu luta një personi tjetër një shtetas gjerman, të më jepte të dhënat. Nuk është dënuar për shkelje të paligjshme të kufirit por për një tjetër gjë. Për të cilën ai e ka të ndaluar për të tjera informacione, pasi kërkohen veprime ligjore për të shkuar më tej?.