2 vite ping-pong nga drejtësia!Shfryhet dosja e bujshme Bajri,të gjithë të lirë nga akuzat e vrasjes

2020-05-20 0

TIRANE-Shfryhet dosja e bujshme e Bajrave që nisi me operacionin 'Oaz' në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera. Rreth dy vite hetime nuk u mjaftuan as Krimeve të Rënda, as SPAK-ut dhe as Prokurorisë së Shkodrës që e 'çmontuan' duke i liruar të gjithë nga akuzat.