Pasi u njoftua se po kërkohej në ?Pa gjurmë? një tjetër e humbur rilidh kontaktet me familjen. Pasi ka parë emisionin në youtube, Anita Tafani që humbi kontaktet me familjen 5 vite më parë i ka telefonuar menjëherë motrës, Anila me kërkesë të së cilës u trajtua edhe kjo histori. Kjo e fundit e kërkoi në emisionin ?Pa gjurmë? duke rrëfyer edhe historinë e largimit drejt Greqisë të së motrës, 32 vjeçe, e cila la pas edhe një vajzë të vogël duke u ndarë edhe nga bashkëshorti. E motra Anila rrëfen telefonatën e shumëpritur nga Anita, pas 5 vitesh nga zhdukja e nënës së një vajzë. Stafi i emisionit ?Pa gjurmë? vijon ende kërkimet për të tjerë të humbur të denoncuar, për t?i dhënë lajme të mira qindra familje që janë në pritje për të mësuar mbi fatin e familjarëve të zhdukur.