Pa Gjurme- Fizioterapisti i Vllaznise binjaku i "humbur" 40 vite me pare

2019-01-23 4

Pjesa e dytë Dt 23 Janar Historia e një nënë zemërthyer erdhi mbrëmjen e 3 dhjetorit një vit më parë, në emisonin ??Pa gjurmë??, në kërkim të gjysmës tjetër. Dy djemtë binjakë të Shaze Mucodemit kanë 42 vite që janë të destinuar të jenë larg njëri-tjetrit, që prej kur u lindën një ditë pas Krishtlindjeve më 08/12/1978 në spitalin e Tepelenës. Kur duhet të festonin sëbashku, me të qarat e para të foshnjave që mbushën zemrat e ciftit Mucodemi, Shazes dhe Nuriut, dy djemtë binjakë kanë dekata të ndarë. Mamia Fatmire ia sillte shpesh fëmijët nënë Shazes, për t?i ushqyer me gji, duke u kujdesur për ta, pasi nëna kishte pasur një lindje të vështirë.

Atë natë Shazes ia sollën si gjithmonë të dy fëmijët, Gentjanin dhe Ilirianin. Pasi iu dha gji, Shazja pohon se dikush ia rrëmbeu fëmijët nga duart. Dhe ishte fati i Ilirjanit. Pas këtij episodi Shazes i bien te fikët. Pak ditë nga ngjarja një person vjen me një një letër në dorë, futur në një zarf, ku shkruhej së foshnja ka vdekur dhe se nuk dihet ku mund të jetë varrosur. Një fakt tjetër e kthen historinë në kohë, për dyshimet që kanë sot prindërit e Ilirianit. Kur djemtë lindën, në një dhomë me Shazen ishte edhe një nënë tjetër me emrin Manushaqe.

Ajo ishte nënë e 5 vajzave, ndërsa lindi dhe një vajzë tjetër, të cilën kishte frikë ta mbante për shkak se nuk i donte i shoqi. Sot, Shazja dyshon se djalin ia rrëmbyen për Manushaqen nga Tepelena, që ajo të shkonte në shtëpi më një djalë pas 5 vajzave. Ky dyshim vjen nisur edhe nga fakti se mamia me emrin Fatmire që u kujdes që herët për binjakët i ka pohuar Shazes se Ilirjani është gjallë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja, që Gentjani e ndjen që gjysma e tij është diku. E ndjen si binjaku-binjakun. E ka ndjerë gjithë jetën e tij ndjekur nga fati i keq, që u rriten pa njëri-tjetrin.

Shaze dhe Nuri Mucodemi kanë qenë këtë të mërkurë në studion e "Pa Gjurmë", ku kanë rrëfyer më nga afër kalvarin e saj të vuajtjeve.

"Na erdhi një letër dore ku thuhej që bebja vdiq. Mos hajdeni ta kërkoni sepse janë zënë rrugët. Ne u bindëm tek kjo letër që na i kishin rrëmbyer fëmijën sepse ne nuk kishim vajzë, por djalë. Unë them se letra ka ardhur drejt nesh për të humbur gjurmët e djalit. Ata mund ta kenë marrë dhe ta kenë cuar gjetkë", u shpreh Nuri Mucodemi.

Teksa u pyetën nëse kanë menduar ndonjëherë se i biri mund të ketë vdekur, ato u shprehën se kanë një shpresë të palëkundur se Ilirjani jeton pasi qëkur ka ardhur në jetë ka qenë i shëndetshëm.

Pas një sërë kërkimesh të gjata e të vazhdueshme, "Pa Gjurmë" i ka bërë të ditur ciftit Mucodemi se djali i tyre i humbur është dërguar fill pas spitalit ku ka lindur më 1978-ën në shtëpinë e fëmijës në Korcë, dhe se më pas është birësuar nga cifti Haxhaja nga zona e Shkodrës. Sot, Iliriani është fizioterapist i klubit Vllaznia dhe i martuar e me fëmijë.

Pa Gjurmë" ka bërë gjithashtu publike bisedën telefonike të zhvilluar me binjakun e kërkuar deri më tani, Ilirjanin. Ai është shprehur për moderatoren Odeta Dume se pë...