Report TV -Shembja e Teatrit, juristi Matlija: Ngritëm padi për të kundërshtuar vendimin e prishjes

2020-05-17 4

Juristi Dorian Matlija për kamerën e Report Tv është shprehur se vendimi i marrë Këshilli Bashkiak nuk mund të zbatohet pa kaluar 10 ditë dhe se kishin ngritur një padi për të kundërshtuar vendimin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

"Padia ishte për të kundërshtuar vendimin, duhej të kërkonim një masë sigurie, seanca zhvillohet shumë shpejt nga gjykata. Nuk është parë ndonjëherë veprimtari kaq e shpejtë. Vendimi nuk zbatohet pa kaluar 10 ditë. Nuk e kemi verifikuar ende zyrtarisht. Arriti të prishet para se ne të kërkonim një të drejtë. Juridikisht kemi të bëjmë me prishje dhe nuk dihet ende a do të ndërtohet tjetër. Rikthim i një teatri të ri siç ishte i vjetri, mund të arrihet ende edhe pas prishjes, duke ndërtuar një tjetër në venin që është dhe me të njëjtin model", është shprehur Matlija.

Free Traffic Exchange