Bizneset në Vlorë po përballen me vështirësi dhe kërkojnë lehtësira për të punuar gjatë verës. Ata shprehen se turistët e parë vendas apo të huaj mund të mbërrijnë gjatë muajve korrik dhe gusht, ndërsa premtojnë se nuk do të rrisin çmimet.
Vlora e ka hapur simbolikisht sezonin, por ende turistë nuk ka. Ndërsa operatorët turistike janë duke u përballur me vështirësi të shumta.