"Kam punuar në terapinë intensive dhe ka qenë një nga eksperiencat më të rëndësishme e kam përjetuar deri më tani. Pavarësisht problemeve të vogla, pasi dhe integrimi ka kohën e vet, ne kemi pasur mbështetjen tuaj dhe mjekëve që na kanë pritur. Ata na kanë integruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kemi mësuar shumë nga eksperienca e tyre me madhe. Jemi shume të lumtur që jemi kthyer shëndoshë e mirë këtu, jemi të lumtur që do të mund të japim pak nga ajo që mësuam atje", është shprehur mjekja.