A1 Report - Një çift shqiptarësh dëbohen nga Italia "ishin afër xhihadit"

2015-08-22 4

Dy shqiptarë janë dëbuar nga Italia për terrorizëm. Çifti i bashkëshortëve shqiptarë, 32 vjeç dhe 23 janë larguar me vendim të ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano si masë parandaluese ndaj terrorizmit.

Mediet italiane raportojnë se, burri dhe gruaja nga Shqipëria me banim në një provincë të Peruxhias kanë marrë ?ekspuls? dhe se dy shqiptarët ishin prej kohësh nën vëzhgim nga stafi i policisë në Perixhia.

Nga të dhënat e siguruara prej hetuesve rezultoi se, çifti mbështeste dhe bënte propagandë për xhidah. Sipas medieve italiane 32-vjeçari me profesion artizan, jetonte sipas rregullave Shari?ah dhe mbështeste kauzën e xhihadit.

Zv.ministri i Brendshëm, Giampiero Boçi lidhur me këtë çështje është shprehur se policia e Perixhias dhe Zyra e Emigracionit janë marrë me zbatimin e masave.

Pasi me firmë të ministrit të Brendshëm, Angelino Alfano çështja shkoi në gjykatë, kjo e fundit miratoi dëbimin nga Italia. Më pas policia e Peruxhias ka dorëzuar tek pala e policisë shqiptare çiftin në fjalë.

Bashkëshortja e ktheu në ekstremist
32-vjeçari jetonte prej vitesh në Itali ku ishte i integruar në shoqëri. Ai kishte një punë stabël. Ai punonte si artizan dhe bënte një jetë të qetë, çka e bënte të pranueshëm nga të gjithë.

Por, më pas ai u takua me një vajzë të re, gjithashtu me shtetësi shqiptare. Ishte dashuri me shikim të parë, që rezultoi me martesë.

E reja vendosi të martohej me 32-vjeçarin por bashkë me unazën në gisht, ajo i diktoi edhe ndjekjen e rregullave të ligjit islamik Shari?ah.

Nga këtu nisi edhe vëzhgimi nga afër nga ana e policisë së Periuxhias i çiftit shqiptar që u kthyen pa pritur në ekstremistë. Pas një hetim, që mbahet ende sekret, policia siguroi disa të dhëna specifike dhe e konsideruan të nevojshme dëbimin e tyre nga Italia.

Mbetet ende sektet sesi bashkëshorti 32-vjeçar dhe vajza 23 vjeçe ra në ?qarqe? islamike. Por, dyshohet se çifti mund të ketë rënë në ?rrjetën? e ekstremistëve nëpërmjet internetit.

Çfarë është ligji Shari?ah
Shari?ah që gjithashtu shqiptohet Sharia, është koncepti themelor i Islamit i vendosur gjatë shekullit 8-9. Ligji shpreh dëshirën e Allahut (Zotit) dhe komandat që duhen ndjekur nga myslimanët.

Free Traffic Exchange