Wake Up/ Kur censurohej "Motra Tone", ekspozita e librave të ndaluar në Bibliotekën Kombëtare

2020-02-28 1

Është hapur dje një ekspozitë tepër e ve?antë në Bibliotekën Kombëtare, në fokus të së cilës janë librat e ndaluar të kohës së komunizmit. Ve?anërisht për ata që e kanë jetuar atë periudhë kjo ekspozitë është shumë domethënëse. Por nga ana tjetër edhe për brezin e ri i cili duhet të kuptojë se ?farë ishte krim të lexojë në kohën e diktaturës. Një ekspozitë e këtij lloji është hapur për herë të parë, në kuadër edhe të Muajit të Kujtesës, për të risjellë në vëmendje edhe njëherë të shkuarën por duke u ndalur më konkretisht tek letërsia. Vlera e veçantë e kësaj ekspozite qëndron në faktin se krahas ekspozimit të librave të ndaluar, ajo shoqërohet dhe me një sërë dokumentesh arkivorë lidhur me politikat, udhëzimet, urdhrat për ndalimin e librave, të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivit. Kjo ekspozitë tregon për historikun e censurës në Shqipëri përmes dokumenteve mbi ndalimin e qarkullimit të botimeve, fshirjen e emrave të redaktorëve, ose të përkthyesve, pezullimin dhe ndalimin e botimit të autorëve të shpallur si armiq, pastrim të botimeve nga elementët armiq, autorë shqiptarë dhe të huaj...etj Ekspozita hapet me vendimin e Gjykatores Popullore të Tiranës, publikuar në gazetën ?Bashkimi? më datë 27 mars të vitit 1948, përmes së cilës vendosej heqja nga qarkullimi i librave dhe të përkohshmëve ?të dëmshme për shoqërinë?, me të cilën fillon zyrtarisht logjika e censurës që do të bëhet një ndër tiparet dalluese të regjimit, duke ndaluar autorë të tillë si Gjergj Fishta, Mid?hat Frashëri, Kristo Floqi, Hamit Gjylbegaj, Pjetër Gjini, Mehdi Frashëri, Terenc Toci, Ernest Koliqi, Gjon Shllaku, Anton Harapi, Mitrush Kuteli, Mustafa Kruja, Justin Rrota, Tajar Zavalani, Kristo Dako, e shumë të tjerë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange