Partia Demokratike thotë se Bibliotek" />
Partia Demokratike thotë se Bibliotek"/>

Ora News- PD: Sheshi "Skëndërbej" përmbyti Bibliotekën Kombëtare, u bë pa studim

2018-06-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se Biblioteka Kombëtare është përmbytur nga sheshi "Skëndërbej".

Deputetët, Hekuran Hoxholli dhe Romeo Gurakuqi, teksa inspektuan godinën pas shpalljes së emergjecës të hënën, thanë se nuk ka pasur një studim paraprak për ndërtimin e sheshit dhe se blloku i betonit ka bllokuar rrjedhën e ujërave nëntokësorë.

Gurakuqi: Kjo lidhet me mungesën e studimit për këtë shesh që është bërë këtu. Bllokun e betonit që ka bllokuar rrjedhën e ujërave nëntokësore dhe ato do të gjejnë një vend për tu futur. Janë futur këtu, janë futur në Arkivën e bashkisë, para disa kohëve ka pasur rrjedhje edhe në bodrumin e Muzeut Historik, nuk dihet për çfarë arsye por besoj se është e lidhur me mungesën e një studimi. Ju si gazetarë investigativ duhet të kontrolloni nëse ka pasur një studim paraprak për ndërtimin e sheshit.

Deputeti Gurakuqi risolli në vëmendje propozimin e bërë kohë më parë prej tij, duke deklaruar se ka ardhur koha për të ndërtuar një Bibliotekë të madhe Kombëtare dhe një Arkivë Qëndrore të Shtetit.

Gurakuqi: Kam bërë propozime që Shqipëria të ketë në qendër të Tiranë një Bibliotekë Kombëtare dhe një Arkivë Qëndrore. Kemi hasur në vesh të shurdhër. Pse Shqipëria nuk ka një bibliotekë të madhe? Çdo fakultet Universitar kudo në botë ka një bibliotekë shumë më e madhe sesa është Biblioteka Kombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-sheshi-skenderbej-permbyti-biblioteken-kombetare-u-be-pa-studim

Free Traffic Exchange