Pas tetë viteve Haki Aziri dhe Lupço Todorovski i njohur si Radnik sërish u ballafaquan në gjykatë. Në gjykimin për rastin ?Monstra? sot dëshmoi edhe ish drejtori i Byrosë së sigurisë publike Todorovski. Pasi pas disa seancave i akuzuari Aziri drejtpërdrejtë tha se Todorovski i kishte ofruar program për dëshmitar të mbrojtur dhe se e kishte keqtrajtuar, sot Todorovski në Gjykatë tha se nuk e njeh Azirin dhe i demantoi pohimet e tij. Prokurorja Fatime Fetai e pyeti Azirin a është Todorovski njeriu i cili i kishte ofruar të jetë dëshmitar i mbrojtur dhe e kishte keqtrajtuar, Aziri konfirmoi se ka qenë Todorovski por mohoi ta ketë malltretuar.