Gjyqi për rastin "Monstra", dëgjohen dëshmitë për ngjarjen

2019-05-29 1

Seanca e sotme për rastin ?Monstra? vijoi me dëshminë e dy dëshmitarëve të propozuar nga të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë. Avokati Naser Raufi tha se dëshmia e tyre nxjerr në pah se të akuzuarit janë të pafajshëm dhe se dëshmitari i prokurorisë ka gënjyer. Por pala mbrojtëse e të dëmtuarve thotë se dëshmitë e sotme janë kontradiktore dhe se këto dëshmitarë kanë pasur dëshmi plotësisht ndryshe gjatë procesit të parë gjyqësor. Seanca e radhës është më 5 qershor.