Erdogan paralajmeron nderhyrje ushtarake ne Siri

2020-02-19 8

#tvklan #erdogan #siri
Presidenti turk Recep Taip Erdogan paralajmëroi se do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri për t?i dhënë fund ofensivës së ushtrisë së Presidentit Assad.

Kreu i shtetit turk tha se nisja e sulmit është çështje ditësh, pasi bisedimet në Rusi për të gjetur një zgjidhje paqësore nuk ishin rezultative.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, paralajmëroi se ndërhyrja ushtarake në Idlib do të ishte skenari më i keq. Turqia dhe Rusia mbështesin palët kundërshtare në Siri.

Ofensiva e forcave të Assadit me ndihmën ruse për të marrë kontrollin e rajonit që është aktualisht në dorë të rebelëve të mbështetur nga turqit, ka shkaktuar largimin e qindra mijëra banorëve drejt Turqisë.

Tv Klan